Aktualitet

Deri në këtë datë nuk do të ketë udhëtime jashtë, Lleshaj: “Ja kur do ti kthehemi normalitetit”

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se deri në datën 15 qershor nuk do të ketë udhëtime jashtë Shqipërisë në drejtim të vendeve europiane.

Gjatë një interviste për Opionon Lleshaj sqaron se kjo nuk varet nga Shqipëria, por edhe nga vendet e tjera të BE-së, prandaj deri në datën 15 do të jetë e pamundur lëvizja.

Megjithatë gjithçka varet nga situata, pasi kjo mund të shtyhet edhe përtej datës 15.

Ndërsa lidhur me kthimin në normalitet, Ministri sqaron se nuk do të ketë më një jetë normale nëse nuk zbulohet vaksina, ose nëse virusi nuk zhduket.

https://www.youtube.com/watch?v=N2MO2Eq9Ed4&feature=emb_err_woyt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=N2MO2Eq9Ed4&feature=emb_err_woyt

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B96N9EFgv5T/