Për të tretën ditë radhazi janë rregjistruar vetëm 4 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se dy raste janë rregjistruar në Tiranë dhe dy në Berat, mes të cilëve edhe një grua shtatëzanë.
Numri i të prekurve me katër rastet e fundit që prej fillimisht të marsit shkon në 880.
Intituti i Shëndetit Publik bën me dije se 78% e të prekurve janë shëruar, ndërsa vijon pozitiviteti i ulët nën 2% krahasuar me numrin e testeve të kryera.
Ekspertë të ISHP-së bëjnë me dije se situata vazhdon të jetë e qëndrueshme dhe se në të dyja spitalet në vend po marrin shërbim 21 pacientë, 1 prej të cilëve në terapi intensive.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=SXPw8oTSpLw
Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/