ShowBiz

Eriku rrëfen si i ka propozuar Rominës, krejt papritur dhe spontanisht ndërsa po…

Këngëtari Erik Lloshi i ftuar në “Glomour Zone” ka rrëfyer më shumë për raportin e tij me bashkëshorten e tij Rominën si dhe planet që kanë për të zgjeruar familjen.
Eriku tha gjatë intervistës së Romina e duron shumë karakterin e tij pasi ai është shumë lunatik dhe me lëvizje humori brenda orës, ashtu siç janë në përgjithësi artistët.

Këngëtari tregoi gjithashtu edhe për momentet e propozimit për fejesë dhe martesë me Rominën, propozime që kanë ndodhur në kafe dhe kanë qenë tejet spontane.

Të dyja propozimet sipas Erikut kanë qenë spontane dhe krejt të papritura ndërsa ishin duke pirë kafe.

Ndërkaq këngëtari tha gjithashtu se e ka prezantuar bashkëshorten me familjen e tij që në muajin e dytë dhe e ka vendosur që Romina do të ishte gruaja e tij që në momentin e parë që e ka parë, duke shtuar se nuk ka dashuri me shikim të parë, por vendosmëri me shikim të parë.

Ndërsa lidhur me planet për t’u bërë me fëmijë, Eriku tha se për momentin nuk e kanë në plan një gjë të tillë, por nëse vjen do të jetë i mirëpritur.

Kujtojmë se Eriku dhe Romina u martuan në një ceremoni të veçantë në gusht të vitit që shkoi.

https://www.youtube.com/watch?v=luPGjlT4PQc&feature=emb_err_woyt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=luPGjlT4PQc&feature=emb_err_woyt

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3HzlYNBmMB/