Aktualitet

Ja kur do të zgjatet orari i bareve dhe restoranteve, flet ministrja e financave

Ministrja e Financave Anila Denaj e ftuar në ABC News në emisionin e mëngjesit deklaroi se në fund të majit do të merret një vendim për të zgjeruar orarin e aktivitetit të bareve dhe restonateve.

Kjo kategori biznesi do të nisë nga puna ditën e hënë në 18 maj, por me orar të reduktuar deri në orën 17 e 30 minuta të pasdites.

Ministrja Denaj sqaroi se gjithçka do të varet nga shifrat e reja pas datës 18 për të vlerësuar situatën dhe për të parë nëse në fund të majit do të ketë një zgjerim të orarit.

Kështu nëse situata është në favor të zgjerimit në fund të këtij muaji do të merret edhe vendimi se çfarë do të bëhet.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8KI4BDnFST/