Shkon në 916 numri i të prekurve me COVID-19 në vendin tonë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 18 raste të reja duke shënuar kështu të dytën ditë radhazi me një numër më të lartë rastesh të reja.
7 raste janë evidentuar në Durrës në një fasoneri, kontakte të një rasti të mëparshëm pozitiv, 5 raste të reja në Berat, 4 në Tiranë dhe dy në Krujë të gjitha kontakte të rasteve të mëparshme.
Ndërkaq situata në spitale paraqitet e qëndrueshme me 19 qytetarë të shtruar 4 prej të cilëve në terapi intensive.
Sipas ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik këto raste tregojnë se është shumë e rëndësishme zbatimi i rregullave dhe se nuk duhet ulur vigjilenca.
Ata kanë vijuar të bëjnë thirrje për të respektuar masat dhe për bizneset të zbatojnë me përpikmëri protokollin e sigurisë.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=QU8X9X6PPaM
Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/