Aktualitet

“Hapa mbrapa nëse përkeqësohet situata”, Manastirliu paralajmëron qytetarët

Dy ditët e fundit është vënë re një numër në rritje i rasteve të reja me COVID-19, sidomos në Tiranë, Durrës e Berat.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një deklaratë për mediat pas informimit për situatën gjatë 24 orëve të fundit i paralajmëroi shqiptarët që të bëjnë kujdes.

Ajo tha se veprimet e disa personave mund të shkaktojnë dëme të pallogaritshme dhe se vazhdimi me planin e masave lehtësuese varet vetëm nga ne.

Plani i lehtësimit të masave tha Manastirliu merr kuptim vetëm nëse shoqërohet me ulje të qëndrueshme të numrit të rasteve të reja.

Manastirliu shtoi gjithashtu se rritja në këto shifra e rasteve të reja është maksimumi i lejuar nga skenarët e hapjes dhe rritja e mëtejshmë e numrave do të çonte në hapa mbrapa lidhur me masa lehtësuese.

https://www.youtube.com/watch?v=QU8X9X6PPaM

Link: https://www.youtube.com/watch?v=QU8X9X6PPaM

Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/