ShowBiz

“Maskara ti të më ndjekësh mua..”, Irini tregon skenën e xhelozizë me bashkëshortin

Këngëtarja Irini Qiriako ka treguar gjatë një interviste për “Ora News”, për jetën e saj në skenë si artiste si dhe detaje nga jeta e saj private.

E pyetur nga gazetari Ronaldo Sharka lidhur me skenën më të fortë të xhelozizë me bashkëshortin, këngëtarja ka kujtuar duke qeshur një moment të shumë viteve më parë.

Ajo tregon se në fillimet e karrierës së saj kur punonte në Ansambël dhe kur meraku ishte më i madh, bashkëshorti e pyet se nga cila rrugë erdhi për në shtëpi pasi u kthye nga puna ku shkonte çdo ditë në Teatrin e Operas.

Këngëtarja ju përgjigj se erdhi si zakonisht,por pas këmbënguljes së tij për ti përshkruar rrugën, ajo e kuptoi që ai e kishte ndjekur dhe në këtë moment i thotë: “Maskara, ti të më ndjekësh mua..”.

Irini thotë se bënë pak debat, por pastaj gjithçka kaloi dhe më pas u qetësuan.

Ajo ka ndarë gjithashtu me publikun edhe detaje nga koncertet dhe dasmat ku ka kënduar si këngëtare, ndërsa e pyetur nga gazetari ka treguar gjithashtu edhe një episod lidhur me nje fans të fiskuar që e përndiqte në fillim të viteve 90.

https://www.youtube.com/watch?v=RrMP9yWg5Zo&feature=emb_err_woyt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=RrMP9yWg5Zo&feature=emb_err_woyt

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvpH0DoH5md/