Gazetarja Sonila Meço ka njoftuar përmes një statusi në facebook se është gjobitur me 10 milion lekë të vjetra si masë administrative nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor.
Kjo gjobë është vënë pasi në studio nuk ishin dy por tre persona çka bie në kundërshtim me rregullat e vendosura.
Në reagimin e saj të gjatë në Facebook Meço shkruan ndër të tjera:
” Gjobë se jemi tre persona në studio dhe jo dy, sipas rregullores së qeverisë.Qeveri që ka shtyrë gjendjen e emergjencës së fatkeqësisë natyrore deri në datë 23 qershor, mbi 30 ditë në mënyrë antikushtetuese. Unë kam shkelur rregullin me një njeri për tre orë, qeveria me të gjithë shqiptarët për 30 ditë.
Gjobë 10.000.000 lekë të vjetra, për të mbushur arkën e një shteti, që mbylli arbitrarisht 5 vjet më parë edhe një televizion, duke hedhur 500 punonjës në rrugë, që u dënua me qindra miliona euro nga gjykatat ndërkombëtare për shpronësimin anti ligjor dhe refuzon të paguajë në mënyrë antiligjore.
Gjobë pa paralajmërim, megjithëse me kolegë të televizioneve të tjera auroritetet vepruan kësisoj më herët. Pra shkeli qeveria rregullin në rastin e parë duke mos vendosur gjobë, por thjesht paralajmërim? Apo në të dytin duke vendosur gjobë pa paralajmërim”
Gazetarja ka vijuar më tej duke shtuar ajo ka bërë detyrën për të informuar publikun, ndërsa i ka kërkuar qeverisë që ti shpjegojë mbi çfarë argumenti shkencor ka vendosur që të ketë vetëm dy persona në studio.
Ajo e ka shoqëruar shkrimin me një foto të vendimit për gjobë si dhe me disa foto të studiove në Itali dhe të asaj të studios së “Ora Neës”, ku ajo kishte të ftuar dy persona.
Link: https://www.facebook.com/sonilamecoA/posts/10217331235020445
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CALdHKNj-W9/