Modelja shqiptare Anxhela Martini ka realizuar për herë të parë një video në tik tok dhe ka zgjedhur të luajë rolin e famshëm të Marylin Monroe në filmin “Meshkujt preferojnë biondet”.
Në këtë video ajo shfaqet teksa imiton zërin e aktores së famshme në një bashkëbisedim me vjehrin.
Gjatë bisedës së shkëputur i lartpërmendur aktorja Marylin Monroe që luan rolin e Lorelei Lee dëgjohet teksa bën një bashkëbisedim lidhur me vendimin për t’u martuar me djalin e një milioneri.
Vjehri i ardhshëm i thotë asaj se ka bërë për budalla të birin, por nuk mund ta bëjë atë, ndërsa Lorelei në këtë rast luajtur nga Angela i thotë vjehrit se kjo nuk është e vërtetë dhe se ajo nuk dëshiron të martohet me të birin e saj për para.
E ndërsa i vjehri e pyet përse dëshiron të martohet me të, ajo jep një përgjigje mjaft epike.
“Nuk dua të martohem me të për paratë e tij,por për tuajat”
“Tik Toku im i parë nis sot, rreth dashurisë së vërtetë”, shkruan Anxhela krahas videos së shpërndarë në instagram, e cila ka shkaktuar të qeshura dhe komente pafund mes miqve dhe ndjekësve të saj.
https://www.instagram.com/p/CAIsvoPn0gr/Link: https://www.instagram.com/p/CAIsvoPn0gr/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BppmoRjnsbG/