Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 17 raste të reja me COVID-19 në vend duke e çuar në 933 numrin total të të prekurve që prej fillim të epidemisë.
Zonat më të nxehta mbeten ende Tirana dhe Durrësi, të cilat kanë pasur nga 8 raste të reja, ndërsa një rast është evidentuar në Krujë.
Aktualisht në vend janë 188 persona aktiv me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Krujë, Shkodër, Durrës, Kamëz dhe Berat.
Ndërsa në të dyja spitalet në vend, situata paraqitet e qëndrueshme ku ndodhen të shtuar 19 pacientë, katër prej të cilëve në terapi internsiv.
Ministria e Shëndetësisë vijon t’ju bëjë apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar rregullat e distancimit fizik, duke ruajtur higjenën dhe duke shmangur vizitat tek të afërmit, ndërsa për bizneset duhet të zbatojnë protokollet e sigurisë.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=0xlie7XiHt0
Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/