Aktualitet

Futbolli në zi, ndahet nga jeta në moshën 25 vjeçare trajneri i KF Vëllaznimi

Trajneri i klubit të futbollit Vëllaznimi Ardren Dafota është ndarë nga jeta në moshën 25 vjeçare pas betejës me një sëmundje të rëndë.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë faqja zyrtare e klubit përmes një postimi në Facebook, shoqëruar me një foto të 25 vjeçarit në fushën e blertë.

“Qytetarë të nderuar, sot në mesditë nga një sëmundje e papritur ndërroi jetë trajneri i akademisë Ardren Dafona. Kjo është një humbje shumë e madhe për KF.Vëllaznimin. Iku nga kjo jetë njeriu puntor e i urtë, ARDREN do na mungosh miku ynë i shtrenjtë. Ngushëllime Familjes dhe miqëve”, shkruhet në njoftimin e bëra nga faqja e klubit, ndërsa nuk kanë munguar mesazhet ngushëlluese nga fansat, miqtë dhe të njohurit e tij.

Link: https://www.facebook.com/kfvellaznimi/