ShowBiz

Me një model dhe ngjyrë të re flokësh, Çiljeta bën ndryshimin e papritur

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka vendosur të ndryshojë look dhe këtë herë shfaqet me flokë të gati të shkurtër fare.

Ajo ka postuar në instagram disa foto ku shihet qartë shkurtimi i flokëve deri poshtë veshëve një model shumë i preferuar së fundmi, që ka filluar të tërheqë pothuajse të gjithë personazhet e njohur.

Veç kësaj këngëtarja shihet të ketë ndryshuar edhe ngjyrën e flokëve, të cilat janë dukshëm më të çelët.

E ndërsa rrënja e flokut është natyrale, këngëtarja ka tentuar të çelë pjesën poshtë të flokëve dhe duhet pranuar që ky model i ri i shkon shumë.

“Bukuria zbehet, por një zemër e bukur, ju mban të bukur gjithmonë”, shkruan këngëtarja krahas fotos ku shfaqet me lookun e ri.

Këngëtarja ka marrë komplimenta të shumta nga miqtë dhe fansat e saj, të cilët e kanë pëlqyer lookun e ri.

https://www.instagram.com/p/CAQRb5kgtua/

Link: https://www.instagram.com/p/CAQRb5kgtua/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BoSNgBAh-du/