Nga testimet e kryera gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shënuar vetëm dy raste të reja me COVID-19 të dyja në qytetin e Durrësit.
Për herë të parë pas dy muajsh shënohet numri më i ulët i rasteve të reja, ndërsa në kryeqytet për të dytën ditë radhazi nuk janë evidentuar raste të reja.
Dr Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik gjatë komunikimit zyrtar tha se situata vazhdon të jetë e qëndrueshme dhe rastet janë sporadike, ndërsa listës së të shëruarve I janë shtuar edhe 12 persona të tjerë.
Gjendja në të dyja spitalet në vend paraqitet e qëndrueshme dhe aktualisht po marrin shërbim 15 pacientë, 3 prej të cilëve në terapi intensive.
Në kushtet e lehtësimit të masave, ekspertët e Ministrisë së Shëndetësisë bëjnë me dije se duhet të tregohet më shumë kujdes për të shmangur përhapjen e mëtejshme të virusit, ndërsa i bëjnë thirrje qytetarëve dhe sidomos bizneseve për të respektuar protokollet e sigurisë.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=flvohHA4CeU
Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/