Big Basta dhe Vesa Luma janë një prej çifteve më të dashura për publikun.
Ata janë martuar disa vite më parë dhe kanë një djalë së bashku.
Vitet e fundit çifti i këngëtarëve e kanë ndërtuar jetën në Zelandën e Re nga ku i shohim të ndajnë me publikun momente nga jeta private e profesionale jashtë kufijve të Shqipërisë.
Këngëtari ka postuar së fundmi një foto së bashku me Vesën dhe krahas saj ka bërë me humor një koment të pazakontë ndërsa bën tag Vesën.
“Me të njëjtën fytyrë në krah gjithë këto vite, njësoj sit ë kesh makarona përditë, të bën dëm… ka ardhur momenti ta ndërro”, shkruan ai krahas fotos të cilën e shoqëron me një zemër, duke treguar kështu se është duke bërë humor.
Të shumta kanë qenë reagimet e miqve dhe fansave të çiftit të cilën kanë reaguar gjithë humor me deklaratën e këngëtarit.
https://www.instagram.com/p/CAZtQBhJ_y1/Link: https://www.instagram.com/p/CAZtQBhJ_y1/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Byx_0J0JCfB/