Balerina Klaudia Pepa ka prezantuar së fundmi një tjetër sfidë në instagram dhe që jo të gjithë mund ta realizojnë.
“trevigliochallenge” është një sfidë ku personi duhet të bëjë vertikalen me duart në dorë, ndërsa këmbët të mbështetura në dy faqe muri.
Klaudia e ka realizuar sfidën e saj në një hark duke mbështetur këmbët në të dyja anët e tij, ndërsa i fton të gjithë ndjekësit e saj që ta provojnë me metodat e tyre, realizimin e saj.
Edhe pse duket e vështirë për t’u realizuar shumë fansa dhe ndjekës të balerinës kanë guxuar duke realizuar sfidën më mënyrat e tyre kryesisht në ambjentet e shtëpisë.
https://www.instagram.com/p/CAXfyamK5kl/Link: https://www.instagram.com/p/CAXfyamK5kl/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B832Z_SKruG/