ShowBiz

Nga jeta private tek “sherret” me Getinjon, ja çfarë po ndodh me Mozzik kohët e fundit

Reperi Mozzik është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas deklaratave të tij se nuk do të kthehet më me Loredanën.

Gjatë një interviste për “Prive” ku i është përgjigjur pyetjeve nga fansat, Mozzik ka treguar edhe një herë se për momentin  nuk ka të dashur dhe vazhdon të jetë single.

Reperi ka shuajtur gjithashtu edhe kuriozitetin e fansave lidhur me Hanën duke treguar se e ka gati një këngë për të që pritet të dalë shumë shpejt.

Ndërsa lidhur me vëllain e tij Getinjon, fansat e kanë pyetur nëse zihet shpesh dhe për çfarë arsyesh.

Ai thotë se nuk zihet shpesh me të, por në rastet kur ndodh janë gjëra mes vëllezërish.

Në kutinë e pyetjeve për Mozzik nuk kishte asnjë pyetje për Loredanën, për të cilën në fakt ai u shpreh qartë gjatë intervistës së fundit se nuk do të ketë kthim mbrapa.

https://www.youtube.com/watch?v=H9feig0YxAY

Link: https://www.youtube.com/watch?v=H9feig0YxAY

Burimi: https://www.instagram.com/p/B5cdgIKluRk/