Argjentina Ramasaj ka festuar sot 30 vjetorin e lindjes nën shoqërinë e bashkëshortit dhe djalit të saj.
Ata të tre janë karantinuar së bashku në Rrugovë në një vend shumë të veçantë mes maleve, gjelbërimin dhe panoramës së veçantë.
Këngëtarja ka postuar herë pas here foto dhe video nga ambjenti ku po qëndron dhe ku aktualisht është duke festuar ditëlindjen.
Me një foto në natyrë, mes gjelbërimit, luleve dhe natyrës së bukur, këngëtarja tregon se po feston 30 vjetorin e lindjes.
Ajo ka në tavolinë një tortë me një tresh dhe një zero sipër ndërsa shkruan: “30 e madhe, kaq shumë për të qenë mirënjëse, e lumtur që jamë gjallë dhe e shëndetshme, e lumtur që I kam pranë vetës gjithë njerëzit që dua. Mezi po pres sa të përfundojë distancimi social, kështu mund të festoj për jetën me miqtë dhe familjen time. Faleminderit për gjithë dashurinë dhe urimet për ditëlindje”
Këngëtarja ka marrë një urim special edhe nga bashkëshorti i cili me një foto ku shfaqen të dy duke u puthur i uron bashkëshortes ditindjen me fjalët më të ëmbla.
https://www.instagram.com/p/CAcXlEPjGNz/Link: https://www.instagram.com/p/CAcXlEPjGNz/
https://www.instagram.com/p/CAcZdjal4FN/Link: https://www.instagram.com/p/CAcZdjal4FN/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2txquHIFEO/