12 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vend.
Ministria e Shëndetësisë njofton se numri më i lartë i rasteve të reja është rregjistruar në Tiranë ku janë shënuar 7 raste, dy janë në Fier, dy në Krujë dhe një në Durrës.
Ekspertë të Ministrisë bëjnë me dije se për më shumë se tre javë nuk ka humbje jete dhe se ky është një indikator që tregon qëndrueshmërinë e shpërthimit të virusit.
Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19, 981 qytetarë në të gjithë vendin, ndërsa 79% e tyre rezultojnë të shëruar.
Aktualisht në vendin tonë janë 173 persona aktivë, kryesisht në Tiranë Durrës, Krujë dhe Shkodër.
Ndërkaq është vënë re një rritje e rasteve në spitalin infektiv ku rezultojnë të shtruar 17 pacientë, 5 prej të cilëve në terapi intensive.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekurale dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1300 testime serologjike në personel shëndetësor dhe pacientë me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.
Ndërkaq Ministria e Shëndetësisë vazhdon t’ju bëj apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e distanicimit social.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=83XVAIsHpuU
Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/