Këngëtarja Ingrit Gjoni përveç talentit në muzik, ka zbuluar se ka edhe një tjetër pasion të cilin e ka kthyer madje edhe në profesion.
Në një intervistë për revistën “Psikologjia”, Ingriti tha se tashmë e sheh veten si një interior designer një profesion që i ka rrëmbyer zemrën.
Këngëtarja tregon se të gjitha stilet e arredimit kanë bukurinë e vet dhe se ajo e gjen veten tek të gjitha e madje guxon edhe në gërshetimin e tyre, por pa e ekzagjeruar.
Gjatë intervistës Ingriti pohon se ka përdorur stile të ndryshme gjatë arredimit.
Konkretisht në një shtëpi ka përdorur stilin neoklasik, ndërsa në dhomat e gjumit ka ndërthurur pak elementë modern.
Ndërsa sa i takon ngjyrave, këngëtarja preferon ngjyrat e ngrohta si pana, kuarci, druri apo ngjyra e bardhë, ndërsa shton se nuk do të guxonte kurrë me kolltukë lëkure.
Këngëtarja ka pohuar se gjithçka është e mundur të bëhet nëse këmbëngul dhe vetë ajo duket se e ka vërtetuar më së miri një gjë të tillë duke ecur me sukses drejt një tjetër pasioni që po e zhvillon gjithnjë e më shumë.
https://www.instagram.com/p/CAbAGqbDt_N/Link: https://www.instagram.com/p/CAbAGqbDt_N/
https://www.instagram.com/p/CAa4Y-OjWfg/Link: https://www.instagram.com/p/CAa4Y-OjWfg/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CAa4sbpjnpl/