Duke nisur nga java që vjen kryeministri Edi Rama ka vendosur të rihapë objektet fetare.
Ai ka njoftuar përmes një komunikimi në Facebook se janë përgatitur të gjitha protokollet e sigurisë shëndetësore, duke vlerësuar edhe propozimet e komuniteteve fetare për të çelur aktivitetin e tyre.
Hapja e tyre sipas Ramës do të nisë që nesër në mëngjes me bekimin e ditës së Bajramit për të vijuar më pas nga e hëna me të gjitha objektet e tjera të kultit.
Rama ju ka uruar Bajramin besimtarëve muslimanë, ndërsa uron gjithashtu që hapja e Xhamive me respektimin e protokollit të sigurisë të jetë një ogur i mirë paqeje për të gjithë komunitetet dhe vetë Shqipërinë e shqiptarët në këtë kohë jo të lehtë.
Link dhe Burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/