Modelja Emina Çunmulaj është nënë e dy vajzave dhe vogëlushja Mia festoi një ditë më parë ditëlindjen e saj të dytë.
Emina ka postuar në instagram hap pas hapi momentet kur e vogla erdhi në jetë që nga çasti kur shkoi në maternitet e deri kur Mia u dëgjua të qante për herë të parë.
Më pas ajo ka treguar edhe festën e veçantë që organizoi në oborrin e shtëpisë ku nuk mungonte asnjë gjë.
Në festën e Mias nuk mungonte asnjë gjë, që nga torta me personazhe kukullash, të cilën Emina e kishte përgatitur vetë e deri tek tullumbacat me helium.
Emina e ka organizuar festën e të bijës në oborrin gjigand të shtëpisë ku mbizotëronin të gjitha ngjyrat dhe zbukurimet.
Emina dhe bashkëshorti i saj janë bërë prindër për herë të parë, para 4 vitesh me ardhjen në jetë të vogëlushes Ella, ndërsa dy vite më vonë janë bekuar me një tjetër vajzë Mian.
Link: https://www.instagram.com/eminacunmulaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9fBroknjfn/