ShowBiz

Për herë të parë foto me barkun e rrumbullakosur, ja si duket Olta

Aktorja Olta Gixhari njoftoi disa ditë më parë se është shtatëzanë dhe shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë.

Ajo e konfirmoi lajmin me një foto të përbashkët me partnerin në plazh ku shfaqeshin të përqafuar.

Aktorja njoftoi gjithashtu se shumë shpejt do të tregonte edhe një foto të saj me barkun e rrumbullakosur dhe mesa duket e ka mbajtur shumë shpejt premtimin.

Olta pozon me bikini ndërsa tregon barkun dhe i pyet fansat: “Kush mund ta gjej në çfarë muaji jam”.

Të shumta kanë qenë përgjigjet e tyre, por aktorja duket diku në muajin e pestë ose të gjashtë dhe pak a shumë përgjigjet më të shumta e kanë bërë Oltën gati gjashtë muajshe shtatëzanë.

https://www.instagram.com/p/CAiIWQ8n3pu/

Link: https://www.instagram.com/p/CAiIWQ8n3pu/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4qFhsVnFVU/