Eduard Grishaj dhe Arbana Osmani do të bëhen shumë shpejt prindër të një fëmijë.
Lajmin e dha vetë Arbana në ditën e saj të lindjes ndërsa uronte partnerin i cili e ka ditëlindjen në një ditë me të.
Moderatorja ndërkaq ka nisur edhe emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, duke risjellë historitë e veçanta dhe duke u munduar të bëjë të lumtur njerëzit.
Arbana ka postuar së fundmi në instagram një video ku shfaqet në një lëndinë me lule ku shfaqet duke pozuar përpara aparatit të partnerit i cili duket mjaft i përqëndruar dhe po mundohet që të realizojë foto perfekte.
“Duke realizuar set fotografik me zemrën time”, shkruan ajo duke bërë tag Eduardin, ndërsa në sfodn dëgjohet kënga e Billie Eilish “Everything i wanted”.
Link: https://www.instagram.com/arbanao/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3VJ1GDAPx_/