ShowBiz

4 vjetori i Ansit, Andrra emocionon me fotot e rralla dhe mesazhin më të bukur

Djali i Andrrës dhe Sinanit feston sot 4 vjetorin e lindjes dhe Andrra ka vendosur ta kujtojë këtë ditë të veçantë me disa foto të vogëlushit ndër vite.

Krahas fotove që nga momenti i lindjes e deri ditët e fundit Andrra ka gjithashtu edhe një mesazh të veçantë për katër vjetorin e të birit.

“E falënderoj Zotin për gjithçka kam, por asnjëherë s’do të jetë mjaftushëm për ty. E di, e ndiej se dielli yt nuk do të shuhuet kurrë, por çfarëdo që të na servirë jeta, unë premtoj të jem me ty pakohë në çdo hap tëndin. Mos e ndal kurrë vrapin e jetës për askënd dhe asgjë..Je në çdo lutje timen, biri im. Të dua sikur të mos kishte një të nesërme.. 4 vite me ty ishin më shumë se një ëndërr.. Gëzuar ditëlindjen bekimi im i çdo dite”, shkruan Andrra për të birin në ditën e tij speciale.

Ky mesazh i veçantë i Andrrës i ka emocionuar të gjithë miqtë dhe fansat e saj të cilët nuk i kanë kursyer urimet për  vogëlushin me rastin e katër vjetorit.

https://www.instagram.com/p/CAlvWCzFAPk/

Link: https://www.instagram.com/p/CAlvWCzFAPk/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BzEAAkJlTwm/