6 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vend, 4 në Tiranë dhe dy në Shkodër.
Ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik bëjnë me dije se situata gjatë kësaj periudhe ka qenë e qëndrueshme jo vetëm sa I takon rasteve të reja, por edhe shtrimeve në spital.
Aktualisht në spitalin infektiv po trajtohen 16 pacientë, 4 prej të cilëve në terapi intensive.
Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit listës së të shëruarve I janë shtuar edhe 6 persona të tjera, ndërsa në total në vendin tonë janë 177 persona aktiv, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.
Që nga fillimi i epidemisë dhe deri më sot, 79% e të prekurve rezultojnë të shëruar, ndësa 32 pacientë e kanë humbur luftën me virusin.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=R2Ej7mk1fvg
Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/