ShowBiz

Mozzik dhe Loredana bëhen sërish bashkë, ja çfarë ndodhi këtë herë

Mozzik dhe Loredana janë një prej çifteve më të përfolura të showbizit.

Ata u ndanë disa muaj më parë dhe Mozzik deklaroi se nuk do të ketë kthim mbrapa dhe se gjithçka ka marrë fund mes tyre.

Megjithatë ata të dy janë prindër të Hanës dhe kjo detyrimisht i bën të takohen edhe me njëri tjetrin.

Së fundmi Mozzik ka udhëtuar në Zvicër ku ndodhet Loredana me Hanën dhe nga fotot e postuara në instagramin e tyre shohim se ndodhen të tre bashkë në të njëjtën shtëpi.

Këngëtari ka postuar një foto me vogëlushen në një divan ngjyrë blu.

Edhe Loredana ka postuar foto dhe video të Hanës dhe të sajat në po të njëjtin ambjent.

Mesa duket ata janë bërë bashkë për hir të vogëlushes Hana, kjo pasi Mozzik kishte kohë pa e takuar të bijën që prej bllokimit të kufijve.

https://www.instagram.com/p/CAkVn97lgnI/

Link: https://www.instagram.com/p/CAkVn97lgnI/https://www.instagram.com/loredana/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B81fUIDlkGs/https://www.instagram.com/p/B-r2vNkKfj1/