ShowBiz

Era na prezanton me motrën tjetër dhe mbetëm pa fjalë

Era dhe Nora janë dy motrat e famshme të showbizit të cilat janë të njohura për publikun falë kontributit që kanë dhënë dhe po japin në muzikë.

Por ato kanë edhe një motër tjetër e cila nuk është e famshme si këngëtarët, por është po aq e bukur sa ato.

Era ka publikuar së fundmi një foto ku na prezanton të motrën tjetër Nitën ndërsa thotë se i mungon shumë si ajo, ashtu edhe qëndrimi me të në Londër.

Nita është me flokë të gjatë të errët dhe me tiparet e saj i ngjan shumë Kim Kardashian.

Në foton e postuar në instastory, Era është me flokë bionde, ndërsa Nita një brune shumë tërheqëse.

“Sa e bukur është motra ime Nita, më mungon ajo dhe të qënit në Londër me të”, shkruan Era krahas fotos së përbashkët ku na prezanton me të.

Link: https://www.instagram.com/eraistrefi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4GDodzFez4/