Tenori i famshëm italian Andrea Bocelli ka pranuar së fundmi se është prekur nga Coronavirus dhe tashmë po dhuron plazmën për kërkime shkencore.
Bocelli e pranoi mëngjesin e sotëm se si ai edhe bashkëshortja e tij rezultuan pozitiv me COVID-19 që në 10 mars.
Gjatë një interviste me gazetarët jashtë spitalit ku kishte vendosur të dhuronte plazmën, tenori sqaroi se nuk kishte shfaqur komplikacione nga virusi.
E vetmja gjë që pati ishte pak temperaturë dhe praktikisht sëmundja kaloi pothuajse pa simptoma.
Tenori tha se tashmë e kanë kaluar sëmundjen dhe janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore si ai ashtu edhe bashkëshortja e tij.
https://www.instagram.com/p/CAGEYCuAZRR/Link: https://www.instagram.com/p/CAGEYCuAZRR/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/coronavirus-3992933/