Ish kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit Lorik Cana ndodhet aktualisht në Romë ku po qëndron i izoluar së bashku me familjen e tij.
I ftuar në emisionin “Ftesë në 5” në “Top Channel”, Loriku ka folur më shumë lidhur me karakterin e tij, jetën në familje si dhe marrëdhënien me bashkëshorten.
Ai ka treguar se në fakt është shumë liberal në martesë, ndërsa bashkëshortja e tij është më posesive, madje ajo e ngacmon shpesh që të jetë më tepër xheloz.
Loriku thotë gjithashtu se për motrën e tij 18 vjeçare bëhet xheloz dhe dëshiron të dijë çdo gjë, prandaj tregon se me vajzën e tij dyshon se do të jetë kaq i urtë siç është me bashkëshorten.
Gjatë intervistës Loriku tregon gjithashtu edhe për vesin e tij më të madh që mesa duket e paska trashëguar edhe i biri.
Loriku thotë se ka disa vese, por një prej tyre është se që kur I flet bashkëshortja disa herë nuk i përgjigjet, të njëjtën gjë ka vënë re edhe tek i biri.
https://www.instagram.com/p/CAnrkKwFc09/Link: https://www.instagram.com/p/CAnrkKwFc09/
https://www.instagram.com/p/CAnrHqbFyoq/Link: https://www.instagram.com/p/CAnrHqbFyoq/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B76TxVTh2cM/