Është rritur ndjeshëm numri i rasteve të reja me COVID-19 në vend, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 25 raste të reja, 24 në Tiranë dhe vetëm një në Durrës.
Burime nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë me dije gjithashtu se gjatë mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur pavarësisht përpjekjeve të mjekëve një 69 vjeçar nga Tirana i cili po trajtohej me terapi intensive pranë spitalit infektiv.
Në total që prej fillimit të epidemisë e deri më sot në vendin tonë janë rregjistruar 33 viktima.
Ndërkaq ndër rastet e reja, 15 të prekur janë në një call center, kontakte të një rasti pozitiv të identifikuar dy ditë më parë.
Në spitalin infektiv po trajtohen aktualisht 17 pacientë, nga të cilët 3 në terapi intensive.
Aktualisht në vendin tonë janë 193 persona aktivë, kryesisht në Tiranë, Durrës, Krujë dhe Shkodër, ndërsa numri total i personave të infektuar që prej fillimit të epidemisë ka shkuar në 1029, prej të cilëve 78% rezultojnë të shëruar.
Ministria e Shëndetësisë vazhdon t’u bëjë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm duke respektuar rregullat e distancimit social dhe higjenën vetjake.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=QhLnd9A9eDg
Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/