Aktualitet

Aktori i famshëm në gjëndje të rëndë prej COVID-19, ja çfarë thotë bashkëshortja e tij

Aktori i famshëm Nick Cordero po vazhdon ende betejen me Coronavirus që kur u infektua dy muaj më parë.

Bashkëshortja e aktorit Amanda Kloots tha dy ditë më parë se gjendja e tij shfaqet pak më e përmirësuar se një ditë më parë, megjithatë ai është ende shumë i sëmurë dhe po lufton fuqishëm për jetën.

“Ditë pas dite ai është duke u përmirësuar. Dalëngadalë po kthehet siç ka qenë përpara se të prekur nga ku virus.

Aktori 41 vjeçar ndodhet aktualisht i shtruar në një spital në Los Angeles dhe bashkëshortja e tij ka njoftuar vazhdimisht mbi gjendjen shëndetësore të burrit të saj.

Madje në një video të disa ditëve më parë ajo u shfaq me lot në sy, ndërsa po ju kërkonte të gjithëve të luteshin për aktorin.

Cordero ka qenë i lidhur me një ventilator për shkak të infeksionit të rëndë në mushkëri të shkaktuar prej Coronavirusit.

https://www.instagram.com/p/CAhK6fHgTDN/

Link: https://www.instagram.com/p/CAhK6fHgTDN/

Burimi i lajmit: https://edition.cnn.com/2020/05/26/entertainment/nick-cordero-condition-update/index.html

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/person-holding-syringe-3952224/