Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez do të shfaqet në kopertinën e revistës portugeze “WomanHealth” në një intervistë ekskluzive ku do të rrefejë më shumë lidhur me stilin e saj të jetës.
Georgina pozon vetëm me të brendshme ndërsa ekspozon format e saj perfekte.
Ajo është bërë nënë e një vajze me Cristiano Ronaldon, ndërsa është bërë nënë edhe për tre fëmijët e tjerë të tij.
Pak kohë më parë mediat aluduan për një shtatëzani të dytë të saj, por modelja deri tani nuk ka konfirmuar asnjë gjë lidhur me këto lajme, duke i lënë të gjithë me dyshime.
Një foto të kopertinës së revistës në fjalë e ka postuar vetë Georgina në instagramin e saj ndërsa shkruan: “Për herë të parë në kopertinën e një reviste portugeze, e cila ka vendosur të flasë rreth stilit tim të jetës”, shkruan Georgina krahas postimit, ndërsa njofton se revista do të dalë në treg gjatë ditës së nesërme.
https://www.instagram.com/p/CAqEMXjKQrJ/Link: https://www.instagram.com/p/CAqEMXjKQrJ/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8PUqqEoJ9a/