ShowBiz

Miks ngjyrash në flokë, Sabiani krijon lookun më të pazakontë që keni parë ndonjëherë

Sapo përmendimin Sabianin përveç këngëve të tij ajo që na shkon ndërmend direkt janë flokët e gjata kaçurrela, me të cilat është identifikuar gjithmonë.

Ai nuk ka guxuar të ndryshojë ndonjëherë pamje dhe për aq kohë sa e mbajmë mend ka qenë gjithmonë me flokë të gjata biond dhe kaçurrela.

Por tashmë nuk është më kështu, ai jo vetëm që ka guxur të ndryshojë ngjyrën e flokëve, por duke mos e ditur cila ngjyrë i shkon më shumë ka vendosur ti provojë të gjitha.

Këngëtari ka lyer flokët me të gjitha ngjyrat e ylberit, ndërsa krahas një fotoje të shpërndarë në instagram shkruan: “Look i ri”, shoqëruar me një ylber.

E bija Kejsi ka postuar një video nga momenti kur ai ka vendosur të gjitha bojërat në kohë, ndërsa më pas tregon se si i duken flokët dy gërsheta.

Në fakt duke marrë parasysh guximin që duhet për të realizuar një look të tillë, mund të themi se Sabiani ka bërë diçka që shumë pak do të guxonin ta bënin, megjithatë duhet pranuar se edhe kështu duket mjaft mirë.

https://www.instagram.com/p/CAvfqqRFz9J/

Link: https://www.instagram.com/p/CAvfqqRFz9J/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B-IM6E3FyLm/