Aktualitet

Pas rritjes së numrit të rasteve, Rama njofton çfarë do të ndodhë këtë fundjavë

Për herë të parë pas dy muajsh kjo fundjavë do të jetë e hapur për të gjithë.

Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në Facebook njoftoi se këtë fundjavë do të jenë të hapura të gjitha bizneset si dhe baret e restorantet.

Gjithashtu të gjithë qytetarët do të mund të lëvizin lirshëm dhe pa kufizime apo fasha orare, ndërsa duke nisur nga data 1 qershor nuk do të ketë më zona të kuqe dhe do të nisë lëvizja në të gjithë vendin.

Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një konference për shtyp njoftoi se pavarësisht rritjes së numrit të rasteve plani i rihapjes do të vijojë ashtu siç ishte planifikuar me hapjen e kopshteve, çerdheve, plazheve dhe kufijve tokësorë.

Manastirliu tha se po punohet gjithashtu për një plan rihapjeje të transportit publik, por deri atëherë ky shërbim do të qëndrojë i mbyllur.

Të mbyllura do të vazhdojnë të qëndrojnë gjithashtu edhe aktivtetit kulturore, sportive, palestrat dhe klubet.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/3003655353036423/

Link: https://www.facebook.com/edirama.al/videos/3003655353036423/

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/