ShowBiz

S’ka më bashkëpunime me femra, Agon Amiga rrëfen çfarë i ndodhi

Reperi Agon Amiga ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në pesë” në “Top Channel”, ku ka folur lidhur me periudhën e karantinës, të birin si dhe projektet e tij muzikore.

Ai ka folur për bashkëpunimet me artistë të tjerë dhe u ndal të sqaronte se nuk do të kishte më bashkëpunime me femra duke sqaruar ndodhinë e fundit që i kishte ndodhur me një artiste femër.

Ai tha se do të bashkëpunonte me një artiste të re, por mos korrektesa nga ana e saj e bëri që të heqë dorë njëherë e mirë nga bashkëpunimi me femrat.

Agon Amiga ka bashkëpunuar vite më parë me modelen Afërdita Dreshaj, një bashkëpunim që shkaktoi debate dhe zënka të shumta.

Nuk e dimë çfarë ndodhi realisht mes tyre, por reperi pati probleme me të shoqen me të cilën në atë periudhë u ndanë, por tashmë janë ribashkuar sërish dhe tashmë janë duke jetuar në Gjermani së bashku me djalin.

 

https://www.youtube.com/watch?v=TKLO1VY0Qs0

Link: https://www.youtube.com/watch?v=TKLO1VY0Qs0

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0QQEtZhN65/