Aktualitet

Ende në rritje numri i rasteve të reja, hartës i shtohet një tjetër qytet

23 raste të reja janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vend, 16 prej tyre në Tiranë, 2 në Mat, 2 në Lushnje, një në Durrës dhe një në Librazhd, duke shënuar kështu rastin e parë në këtë qytet.

Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik Marjeta Dervishi njoftoi se janë testuar 229 raste të dyshuar, nga të cilët 19 raste që rezultuan pozitiv kanë qenë kontakte të rasteve të mëparshme, ndërsa për 4 të tjerët po vijon hetimi.

Në spitalin infektiv po trajtohen aktualisht 26 persona, 4 prej të cilëve në terapi intensive ndërsa një në gjendje më të rëndë, i intubuar.

Që nga fillimi i epidemisë e deri sot, janë konfirmuar në të gjithë vendin 1122 raste me COVID-19, prej të cilëve janë 232 persona aktivë.

https://www.youtube.com/watch?v=o1qUqI9-TTA

Link: https://www.youtube.com/watch?v=o1qUqI9-TTA

Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/