ShowBiz

Jonida tregon historinë e emrit që kanë zgjedhur për vajzën, ja si lindi ideja…

Në ditët e fundit të shtatëzanisë Jonida Vokshi ka treguar më shumë detaje rreth fëmijës, emrit dhe mënyrës se si ja ka treguar partnerit se do të bëhej baba.

Gjatë një interviste për revistën “Who”, Jonida rrëfen se Besniku nuk është nga ata prindër tradicionalë që do të donin një djalë, madje dëshira e tij dhe e të dyve bashkë ishte që të fëmija të ishte vajzë dhe madje aktorja thotë se po kishin menduar vetëm emra vajzash pavarësisht se ende nuk e kishin marrë vesh gjininë.

“Emri i gocës ka ardhur që në fillim shumë herët, duke parë një film të dy me Besnikun, ku u përmend edhe emri, vetëm jemi parë në sy dhe iku ai muabet”, thotë Jonida gjatë intervistës, por pa e zbuluar emrin që kanë vendosur ti vënë vajzës.

https://www.instagram.com/p/CA44J0tDIfy/

Link: https://www.instagram.com/p/CA44J0tDIfy/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CAXhGLjDgNB/