ShowBiz

“Atë ditë kam qarë..”, Noizy tregon momentin më të vështirë në jetën e tij

Reperi Noizy ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në spektaklin “Në kurthin e Piter Pan”, ku është pyetur nga fëmijët për jetën e tij profesionale dhe personale.

Duke u ndalur tek rasti i George Floyd që ka shkaktuar një sërë protestash në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Noizy ka rrëfyer edhe një histori të tijën ku ka shkuar në Angli në moshë të vogël.

Ai tha se ishte vetëm 10 vjeç dhe gjatë pushimit të drekës, kur u afrua tek tavolina për të ngrënë, fëmijët i thanë të çohet sepse ai është refugjat dhe nuk mund të rrinte me ta.

Këtë episod Noizy thotë se nuk e harron kurrë dhe se është ndier shumë keq e madje ka qarë dhe nuk ka ngrënë bukë gjatë gjithë ditës.

Reperi shtoi gjithashtu se atë ditë e ka kuptuar se sa i vështirë është racizmi sidomos për një fëmijë.

https://www.youtube.com/watch?v=hRkclnALtBM&feature=emb_err_woyt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=hRkclnALtBM&feature=emb_err_woyt

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1O2Sz4FIBy/