ShowBiz

Gazi i bën premtimin më të bukur bashkëshortes në përvjetorin e martesës

Aktori Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij Ira Seferi, kanë bërë një vit të martuar dhe aktori e ka kujtur këtë ditë me disa foto shumë të veçanta nga dita e tyre më e bukur.

Ai ka postuar në instagram foto shumë të bukura së bashku, të realizuara një vit më parë, kur i thanë po njëri tjetrit.

Por më shumë sesa fotot, ajo që të bie më shumë në sy është mesazhi i veçantë që Gazi ka postuar krahas fotove.

“Më gëzove kur të njoha, më gëzove kur the Po, më gëzove kur solle Dard. Të lutem vazhdo të më gëzosh dhe unë do të kujdesem për ty”, shkruan aktori krahas fotove në të cilat bën tag bashkëshorten.

Ira dhe Gazi u martuan një vit më parë në një ceremoni shumë të veçantë mes miqve dhe të afërme të tyre.

Disa muaj më parë ata u bënë gjithashtu prindër për herë të parë, pas ardhjes në jetë të vogëlushit Dard.

https://www.instagram.com/p/CA52iUQB8LX/

Link: https://www.instagram.com/p/CA52iUQB8LX/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BsEdrexhohj/