20 persona të tjerë janë infektuar me COVID-19 në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.
15 raste janë rregjistruar në Tiranë, dy në Durrës, dy në Krujë dhe një në Kamëz.
Ekspertë të Ministrisë së Shëndetësisë njoftojnë se janë testuar gjithësej 65 personel mjekësor nga të cilët 4 kanë rezultuar pozitiv.
Rastet e zbuluara gjatë 24 orëve janë kontakte të rasteve të mëparshme, por ka edhe disa raste të reja për të cilat po vijon hetimi epidemiologjik.
Që prej fillimit të epidemisë e deri më sot janë rregjistruar 1184 raste pozitive nga të cilët 253 janë ende aktivë.
Gjatë 24 orëve të fundit numrit të personave të shëruar i janë shtuar edhe 7 qytetarë, ndërsa sipas të dhënave në spitalin infektiv janë duke marrë shërbim 21 persona, 5 prej të cilëve në terapi intensive dhe një në gjendje më të rëndë i intubuar.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=p_RsMKD-Qjw
Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/