Aktorja Jonida Vokshi dhe bashkëshorti i saj Besnik Krapi do të bëhen shumë shpejt prindër të një vajze.
Jonida është në muajt e fundit të shtatëzanisë dhe shpesh herë e kemi parë të pozojë me barkun e rrumbullakosur.
Ajo ka postuar së fundmi disa foto ku pozon e lumtur përkrah partnerin ndërsa ekspozon barkun e rrumbullakosur.
“Ne të tre”..Foto më të bukura për të kujtuar këtë periudhë nuk mund të kisha..”, shkruan ajo krahas fotove ku shfaqet me fustan të zi ndërsa pozon pranë një pishine ulur në prehërin e bashkëshortit.
Ky set fotosh ka marrë pëlqime dhe komente të shumta pozitive nga miq dhe fansa të çiftit.
Jonida ndërkohë e zbuloi se ishte shtatëzanë si dhe gjininë e bebit gjatë spektaklit “Top Talent”, ku ishte pjesë e jurisë.
Fillimisht pranoi se tashmë do të votonte për dy persona, ndërsa më pas zgjodhi midis dy tullumbacave atë ngjyrë rozë për të treguar se ishte në pritje të një vajze.
Çifti u martua në shtator të vitit që shkoi me një ceremoni shumë të veçantë ku nuk munguan miq e familjrë të tyre, të cilët krijuan një atmosferë shumë të veçantë.
https://www.instagram.com/p/CA50qyhjBN7/Link: https://www.instagram.com/p/CA50qyhjBN7/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9TzbVLDcAj/