Aktualitet

“Ti nuk ke faj…”, Bieta bën dedikimin prekës në emision për 15 vjeçaren e abuzuar

Rasti i një 15 vjeçareje që është abuzuar nga ish roja i shkollës ku studionte dhe më pas përmes kërcënimeve është abuzuar edhe nga persona të tjerë ka tronditur opinionin publik.

Të shumtë janë personazhet e njohur që kanë reaguar ashpër ndaj kësaj ngjarjeje përmes statuseve në rrjetet sociale, apo dedikimeve direkte në emisione televizive.

I tillë ishte edhe reagimi i moderatores Bieta Sulo e cila mori një minutë kohë në fund të emisionit për t’ju drejtuar 15 vjeçares duke i thënë se ajo nuk ka faj dhe nuk duhet të ketë turp.

Turp duhet të kenë ata që kanë abuzuar me të dhe të gjithë ata që kanë heshtur edhe pse e dinin shumë mirë çfarë po ndodhte.

Ajo ka reaguar gjithashtu jo vetëm ndaj ngjarjes, por edhe ndaj trajtimit që ju bë në media gjatë gjithë ditës së djeshme e cila ishte një abuzim dyfish për 15 vjeçaren.

Bieta i është drejtuar vajzës drejtpërdrejt nga ekrani duke i thënë që të mos ndihet aspak në fja, pasi fajin e ka bërë dikush tjetër.

https://www.instagram.com/p/CA8WaI8HaF3/

Link: https://www.instagram.com/p/CA8WaI8HaF3/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CADHtmrnJpf/