Aktori i njohur 30 vjeçar Gregory Tyree Boyce i cili u gjend i vdekur në apartamentin e tij së bashku me të dashurën ka humbur jetën si rezultat i një mbidoze kokaine dhe fentanyli.
Policët në Los Angeles, pasi inspektuan vendin e ngjarjes zbuluan një pluhur të bardhë në rrobat e viktimave dhe pas ekspertizës rezultoi se ata të dy kanë ndërruar jetë aksidentalisht për shkak të mbidozës.
Aktori 30 vjeçar është i njohur kryesisht për rolin e tij në sagën Tëilight, ndërsa së fundmi është shfaqur në filmin Apocalypse dy vite më parë.
Nëna e aktorit përmes një statusi në Facebook menjëherë pas vdekjes së të birit ka shprehur gjithë dëshpërimin e saj, ndërsa rrëfeu gjithë planet e lëna përgjysmë nga i biri, i cili u nda nga jeta në një moshë shumë të re.