ShowBiz

“Fëmijëria ime e vështirë..”, me një foto epike, Rezarta rrëfen raportin me motrën e madhe

Të kesh një motër më të madhe është gjithmonë diçka e veçantë dhe padyshim ke shumë histori për të treguar sidomos nga fëmijëria.

Edhe Rezarta duket se ka pasur një raport të veçantë me motrën e saj të madhe ashtu si çdo fëmijë tjetër.

Ajo ka tregur me humor përmes disa meme fëmijërinë e saj të “vështirë”, me motrën e madhe.

Në foton e postuar në instagram ajo tregon dy realitete të ndryshme të raportit me motrën e madhe në sy të prindërve dhe kur ikin prindërit ndërsa shkruan: “Fëmijëria ime e vështirë me motrën e madhe”, ndërsa i bën tag.

Duket se motra e saj nuk e ka vonuar përgjigjen plot humor duke i thënë të postojë edhe një foto me tigan surratit, ndërsa më pas i thotë se falë saj është bërë akrobate dhe duhet ta falënderojë.

Në fund Rezarta e ka mbyllur me një tjetër foto humoristike ku poston një kosh supermarketi ndërsa thotë se kjo është çanta e motrës së saj kur vjen për vizitë tek dollapi I Rezartës.

Në fund shton se nuk kanë fund vuajtjet e motrave të vogla.

Link: https://www.instagram.com/rezartashkurta/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BtJNyvBhq0E/