ShowBiz

“Mos e shndërro tragjedinë e femrës në klikim mediatik”, Arbana reagon ndaj kërkesës së avokates

Moderatorja Arbana Osmani ka njoftuar disa ditë më parë se këtë të shtunë do të transmetojë në emisionin që drejton historinë e një vajze që është abuzuar që në moshën 12 vjeçare.

Mirëpo me bërjen publike të kësaj historie në media duket se nuk kanë rënë të gjithë dakord.

Avokatja e njohur Brisida Gjikondi me anë të një statusi në Facebook i kërkon moderatores që të mos publikojë histori të tilla për disa klikime mediatike, ndërsa e fton që të shkojë nesër në marshim.

Moderatorja ka vendosur ti kthejë përgjigje publikisht avokates duke i thënë se do të jetë patjetër në protestë së bashku me mikeshat e saj, ndërsa shtoi se kjo është një kërkesë apsolute e vajzës për të rrëfyer historinë e saj dhe për t’ju dhënë guxim vajzave të tjera që janë abuzuar si ajo.

Link: https://www.instagram.com/arbanao/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8mZlHZAFcC/