ShowBiz

Afrona i uron ditëlindjen të atit me foton dhe mesazhin më të bukur që një prind do të donte

Modelja Afrona Dika i ka prezantuar fansat e saj me të atin ndërsa i dedikon fjalët më të bukura me rastin e ditëlindjes së tij.

Ajo ka zgjedhur një foto nga dasma e saj me këngëtarin Blero ku shfaqet e veshur me të bardha ndërsa pozon përkrah të atit.

“Gëzuar ditëlindjen Babi. Faleminderit që më ke mësuar gjithmonë të eci në rrugën e drejtë. Faleminderit për gjithçka që ke bërë dhe vazhdon të bësh pafund për ne. Të duam shumë Babi”

Afrona e ka treguar shpesh herë se  ka një marrëdhënie shumë të mirë me familjarët e saj dhe sidomos me vëllain i cili pak kohë më parë bëri tatuazh fytyrën e saj në krah.

https://www.instagram.com/p/CBDQmcypCYt/

Link: https://www.instagram.com/p/CBDQmcypCYt/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3hvLMgpm3O/