Është ndarë nga jeta në moshën 65 vjeçare artisti i njohur dibran Përparim Tomçini.
Autor i më shumë se 400 kompozimeve dhe përpunimeve melodike, Tomçini ka lënë pas gjurmë shumë të mëdha në fushën e artit shqiptar.
Lajmin e bëri të ditur përmes një statusi në Facebook, ish deputeti I LSI-së Luan Rama i cili e konsideron Përparim Tomçinin mikun dhe njeriun zemërmirë si dhe artistin e talentuar me një profil të spikatur e të konsoliduar prej vitesh.
Rama vijon më tej duke u shprehur se humbja është e madhe dhe pesha e dhimbjes e rëndë.
Ai i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe komunitetit të artistëve për humbjen e pazëvendësueshme të tij.
Link: https://www.facebook.com/profile.php?id=100016753425961