ShowBiz

Binjakët e Ronaldos festojnë ditëlindjen, futbollisti organizon festën unike për të vegjlit e tij

Eva dhe Mateo dy fëmijët binjakë të Cristiano Ronaldos festojnë sot ditëlindjen dhe sigurisht nuk ka munguar festa që futbollisti dhe partnerja e tij organizuar për të vegjlit e tyre.

Ata kanë realizuar një foto të gjithë së bashku ku nuk mungojnë tullumbacat e shumta dhe detajet festive.

Cristiano Ronaldo është veshur si Aladini, Georgina si Poëer Rangers, Mateo si Spider Man, Cristiano Junior është maskuar si Hulk, ndërsa Eva si Rapunzel.

Ata janë munduar të imitojnë me kostumet e veçanta personazhet më të rëndëisishme të Disney Land, ndërsa duken të gjithë shumë të lumtur në foton familjare nga festa e ditëlindjes.

“Gëzuar ditëlindjen dy ëmbëlsirave të mia Evës dhe Mateos, ju duam pa fund”, shkruan Cristiano në foton familjare të shkëputur nga festa.

https://www.instagram.com/p/CBDKsSFAwMr/

Link: https://www.instagram.com/p/CBDKsSFAwMr/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B71A7_Ng5Qr/