ShowBiz

Olta rrëfen ndryshimet gjatë shtatëzanisë, ja cilën fjalë e ka hequr nga fjalori

Olta Gixhari do të bëhet shumë shpejt nënë për herë të parë dhe shpesh herë e kemi parë të ndajë foto me barkun e rrumbullakosur, ndërsa tregon përjetimet e saj.

Këtë herë ajo ka postuar një foto të vjetër kur ende nuk ishte shtatëzanë dhe ku ekspozon belin e hollë.

Krahas fotos Olta shkruan: Fjala që kam përdorur zero këtë muaj, Bel, beli, per belin, te beli, puu ca beli”, ndërsa e shoqëron foton me një emoji me fytyrë që qesh me lot.

Ajo tregon kështu se si ka ndryshuar trupi i saj gjatë kësaj periudhe shtatëzanie.

Aktorja e ka dhënë vetë lajmin e shtatëzanisë disa ditë më parë përmes një fotoje shumë të veçantë të saj dhe partnerit nga plazhi.

Olta ende nuk e ka zbuluar gjininë e bebit dhe as se sa muajshe është, por tha se do ta zbulojë më vonë nëpërmjet postimeve në instagram.

https://www.instagram.com/p/CBBG7znn8i9/

Link: https://www.instagram.com/p/CBBG7znn8i9/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8bX8SnHRld/