ShowBiz
Amarda

Një shëtitje me Sian, Ami poston videon më të bukur me të bijën

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë prindër të dy fëmijëve djalit Joel dhe vajzës Sia.

Ata i shohim herë pas herë të ndajnë me fansat momente familjare teksa kalojnë kohën së bashku.

Së fundmi Ami ka postuar një video ndërsa është duke shëtitur me Sian e cila duket shumë e këndshme ndërsa ecën përkrah të ëmës.

Sia i ka bërë flokët dy bishtaleca ndërsa ka veshur një xhup ngjyrë rozë dhe një palë pantallona të bardha, ndërsa është duke shëtitur gjithë qejf pranë Amit.

Vajza e Amit dhe Ermalit erdhi në jetë dy vite më parë dhe madje pak muaj më parë festoi ditëlindjen e saj të dytë me një festë të këndshme në ambjentet e shtëpisë.

Link: https://www.instagram.com/amardatoska/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5PVrOmJlge/